Ushtria turke vazhdon të sulmojë territorin sirian
Ndërsa qeveria e Ankarasë inkurajon popullin turk të karantinohet duke qëndruar në shtëpi dhe të respektojë strehimin e detyruar, forcat ushtarake turke dhe mercenarët e tyre kanë sulmuar zonat verilindore të Sirisë, duke dëmtuar civilët sirianë dhe shtëpitë e tyre.
Në lidhje me këtë, lajmet e reja tregojnë se forcat e ushtrisë turke dhe mercenarët e tyre kanë sulmuar me predha mortajash fshatrat e verilindjes të Sirisë. Ky operacion ka shkaktuar dëme në pronën e banorëve të këtyre zonave. Agresioni ushtarak i ushtrisë turke në territorin e vendeve fqinje është dënuar si nga populli sirian dhe qeveria e Damaskut, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Ndërkohë, një numër i madh i popullit turk dhe drejtues të partive opozitare të Erdogan kanë bërë kërkesa të ngjashme kundër politikave pushtuese të qeverisë së Ankarasë. Megjithë protestat, zyrtarët e qeverisë së Ankarasë nuk e kanë përjashtuar nisjen edhe një herë të një operacioni të gjerë ushtarak në veri të Sirisë. Në muajt e fundit, qeveria e Damaskut ka vendosur në rendin të ditës spastrimin e krahinës siriane të Idlib nga terroristët. Por qeveria turke duket se po kundërshton çdo operacion të ushtrisë siriane, veçanërisht në provincën Idlib, në mënyrë që të mbështesë terroristët dhe të gjejë mënyra për t'i shpëtuar ata. Në fakt, qeveria turke po përpiqet të përmbushë kërkesat e saj në këtë vend fqinj, pa implikimin dhe pa shqetësime nga ana e qeverisë së Damaskut dhe vendeve aleate të Sirisë. Për këtë arsye, qeveria e Erdogan ka shprehur kundërshtimin e saj për çdo operacion të ushtrisë siriane kundër rrymave takfiriste-terroriste. Trupat turke kanë pushtuar një pjesë të veriut të Sirisë nën pretekstin e luftimit të rrymave terroriste. Por disa raporte tregojnë se ushtria turke po stërvit dhe ngre aftësitë e terroristëve dhe vazhdon t'i inkurajojë ata të luftojnë qeverinë legjitime të Bashar al-Asad. Nuk duhet anashkaluar fakti se në çdo operacion ushtarak turk në tokën siriane, vdesin një numër i madh i civilëve sirianë, veçanërisht gra, fëmijë dhe të moshuar. Në përgjithësi, duke marrë parasysh zbulimet e mediave dhe madje edhe të qeverive të rajonit në lidhje me ndihmën e ushtrisë turke për terroristët, duhet thënë: Veprimet e qeverisë së Ankarasë në tokën siriane kanë për qëllim vetëm përballjen me qeverinë legjitime të Bashar al-Asadit dhe shpëtimin e terroristëve të mbetur në Siri, por qeveria e Erdogan duhet të presë për pasojat e veprimeve të saj.