Mustafa Kazemi mandatohet për formimin e qeverisë në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96090-mustafa_kazemi_mandatohet_për_formimin_e_qeverisë_në_irak
Mustafa Kazemi, është mandatuar për krijimin e qeverisë së tranzicionit në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 09, 2020 02:50 Europe/Tirane
  • Mustafa Kazemi mandatohet për formimin e qeverisë në Irak

Mustafa Kazemi, është mandatuar për krijimin e qeverisë së tranzicionit në Irak.

Sipas një njoftimi të Sumarie News, presidenti i Irakut Berham Saleh pritet të miratojë sot kandidaturën e Mustafa Kazemit për formimin e qeverisë së tranzicionit në irak. Pas akordit të arritur mes grupeve shiite dhe sunite si dhe të rajonit të Kurdistanit të Irakut, Mustafa Kazemi  u caktua për formimin e kabinetit të ri qeveritar të Irakut. Sipas ligjit të zgjedhjeve në Irak, Kazemi mund të nisë formimin e kabinetit të ri qeveritar vetëm në rast se Zarafi jep dorëheqjen ose parlamentit i përfundon afati 30 ditor për miratimin e kabinetit të tij qeveritar. Berham Saleh president i Irakut më 17 mars zgjodhi Adnan Zarafin për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Grupet politike në Irak thonë se ky veprim i presidentit bie ndesh me kushtetutën pasi kryeministri duhet të propozohet nga grupi më i madh fitues i zgjedhjeve. Mustafa Kazemi ka qenë një prej kundërshtarëve të Sadam Huseinit dhe për këtë është internuar për disa vite. Në vitin 2016 ai është zgjedhur nga ish kryeministri Hejdar Ebadi, në postin e kreut të shërbimit informativ të Irakut.