Me dhjetëra mijëra refugjatë sirianë kthehen në Idlib të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96215-me_dhjetëra_mijëra_refugjatë_sirianë_kthehen_në_idlib_të_sirisë
Me zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit dhe ndaljen e agresionit të Turqisë dhe sulmeve të terroristëve të mbështetur nga Ankaraja në veri të Sirisë, rreth 110 mijë refugjatë sirianë janë kthyer në vendbanimet e tyre në Idlib.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 14, 2020 15:03 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra mijëra refugjatë sirianë kthehen në Idlib të Sirisë

Me zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit dhe ndaljen e agresionit të Turqisë dhe sulmeve të terroristëve të mbështetur nga Ankaraja në veri të Sirisë, rreth 110 mijë refugjatë sirianë janë kthyer në vendbanimet e tyre në Idlib.

Turqia dhe Siria në muajin mars pas nënshkrimit të marrëveshjes, kanë filluar zbatimin e armëpushimin në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Burimet informative kanë njoftuar se Muahmed Halaxhefi, një prej përgjegjësve për refugjatët e Sirisë, ka deklaruar: “40 ditë parë marrëveshjes së armëpushimit, 109.714 refugjatë sirianë janë kthyer në vendbanimet e tyre në provincën Idlib”.

Në bazë të marrëveshjes së Rusisë dhe Turqisë, është vendosur të krijohet një korridor i sigurt në thellësi 6 kilometra në veri të autostradës ndërkombëtare M-4 në veri të Sirisë dhe patrullat e Turqisë dhe Rusisë në mënyrë të përbashkët do të patrullojnë këtë zonë.