Përleshje të armatosura në kryeqytetin e Egjiptit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96232-përleshje_të_armatosura_në_kryeqytetin_e_egjiptit
Ministria e Brendshme e Egjiptit ka njoftuar për vrasjen e 8 terroristëve dhe forcave të policisë së këtij vendi gjatë përleshjeve të armatosura në verilindje të Kajros, kryeqytetit të Egjiptit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 15, 2020 11:01 Europe/Tirane
  • Përleshje të armatosura në kryeqytetin e Egjiptit

Ministria e Brendshme e Egjiptit ka njoftuar për vrasjen e 8 terroristëve dhe forcave të policisë së këtij vendi gjatë përleshjeve të armatosura në verilindje të Kajros, kryeqytetit të Egjiptit.

Kanali informativ Russia Today njoftoi se Ministria e Brendshme e Egjiptit me anë të një deklarate, ka deklaruar: “Është shkëmbyer zjarr mes forcave të policës së Kajros dhe një grupi terrorist të martën në mbrëmje në lagjen Al-Amirije në verilindje të Kajros ku si pasojë është vrarë një pjesëtar i policisë dhe shtatë terroristë”.

Në këtë deklaratë thuhet: “Tre pjesëtarë të policisë së Kajros janë plagosur gjatë kësaj përleshje”.

Ministria e Brendshme e Egjiptit gjithashtu ka thënë se ky grup terrorist kishte zgjedhur disa lagje në lindje dhe jug të Kajros për të filluar disa sulme terroriste njëkohësisht me festat e të krishterëve.

Akoma nuk është përmendur asnjë emër për këtë grup terrorist. Në vazhdim të kësaj deklarate është thënë se një prej depove të armatimeve dhe lëndëve eksplozive të terroristëve është identifikuar në lagjen Al-Matrije të Kajros.