Parlamenti i regjimit sionist emërohet për formimin e kabinetit qeveritar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96251-parlamenti_i_regjimit_sionist_emërohet_për_formimin_e_kabinetit_qeveritar
Presidenti i regjimit sionist ka emëruar parlamentin sionist për të zgjedhur një kandidat për postin e kryeministrit dhe formimin e kabinetit qeveritar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 16, 2020 09:19 Europe/Tirane
  • Parlamenti i regjimit sionist emërohet për formimin e kabinetit qeveritar

Presidenti i regjimit sionist ka emëruar parlamentin sionist për të zgjedhur një kandidat për postin e kryeministrit dhe formimin e kabinetit qeveritar.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se pas përfundimit të afatit të Benny Gantz, liderit të partisë “Kaltër dhe Bardh” për formimin e kabinetit qeveritar, Reuven Rivlin, presidenti i regjimit sionist sot (të enjten), i ka dërguar një letër Benny Gantz i cili aktualisht është edhe kryetar i parlamentit izraelit, ku në mënyrë zyrtare i ka kumtuar atij përfundimin e afatit që i është dhënë për formimin e kabinetit qeveritar.

Reuven Rivlin ditën e hënë kishte zgjatur edhe për 48 orë afatin e negociatave të Benny Gantz me Beniamin Netanjahun për formimin e kabinetit qeveritar.

Rivlin në këtë letër ka emëruar deputetët e parlamentit sionist për formimin e kabinetit qeveritar dhe duke iu drejtuar atyre, ka shkruar: “Shpresoj se anëtarët e parlamentit do të mund të krijojnë një shumicë të duhur për të formuar kabinetin qeveritar sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë që të mos organizohen zgjedhjet e katërta të parakohshme”.