Terroristët e Amerikës i dorëzohen ushtrisë siriane
Në Siri, 27 terroristë të grupit Xhejsh Maghavir, të stërvitur dhe trajnuar nga forcat amerikane dhe izraelite në al-Tanf, hodhën armët dhe u dorëzuan te ushtria siriane.
Terroristët thanë që ata kishin marrë trajnime në një bazë amerikane, ku ishin furnizuar me armë dhe pajisje, tha të mërkurën Qendra Ruse për Pajtimin në Siri, raporton Sputnik. "Tridhjetë terroristë të stërvitur në bazën ushtarake amerikane pranë kampit të refugjatëve al-Rukban në Siri u janë dorëzuar ushtarëve sirianë," tha të mërkurën Oleg Juravlev, kreu i Qendrës Ruse për Pajtimin në Siri. Këta terroristë ishin pjesë e një grupi më të madh i cili kishte provuar të linte lokalitetin e al-Tanf natën e 13-14 Prillit, por u sulmuan nga bashkëpunëtorët e tyre terroristë. "Gjatë luftimeve, grupi terrorist Xhejsh Maghavir sulmoi terroristët e vendosur në al-Tanf, ku tre makina të tyre u shkatërruan. 27 individë arritën të iknin në Palmira, ku ata janë nën mbrojtjen e ushtarëve sirianë. Ata dorëzuan dhjetëra armë këmbësorie, mortaja dhe mitralozë të rëndë, disa prej të cilave janë të prodhimit perëndimor ”, njoftoi burimi rus. "Terroristët që hodhën armët e pranuan se instruktorët amerikanë po i përgatisin ata për sabotime kundër objekteve të naftës, gazit dhe të transportit dhe për sulme terroriste në zonën e kontrolluar nga ushtria siriane," shtoi Qendra Ruse për Pajtimin në Siri.