Mosadi pohon vjedhjen e maskave dhe pajisjeve mjekësore
Një prej organeve të varur nga Mosadi izraelit, ka pohuar vjedhjen e maskave dhe të pajisjeve mjekësore për tu përballur me virusin korona.
Kreu i qendrës së teknologjisë së Mosadit në një intervistë për mediat lidhur me përballjen me krizën korona dhe rreziqet e saj në Izrael ka thënë: Mosadi për të plotësuar nevojat për maskat mjekësore të cilat vendet e tjera në botë për shkak të nevojës së tyre kanë ndaluar shitjen e këtyre maskave, është detyruar të kryejë vjedhje. Sa i përket kësaj gazeta Nju Jork Times në një artikull të saj lidhur me rolin e Mosadit në vjedhjen e informacioneve, mundësive dhe pajisjeve mjekësore dhe të shërbimeve nga vendet e tjera për shkak të virusit korona dhe ka shkruar se agjentët e Mosadit kësaj here aktivitetin e tyre e kanë përqendruar në fushën e shëndetit publik dhe vjedhjen e pajisjeve mjekësore dhe kurative. Sipas Nju Jork Times, Mosadi për të marrë pajisje mjekësore ka organizua një dhomë të veçantë operative. Kabineti i regjimit sionist nga Mosadi ka kërkuar të plotësojë dhe garantojë 130 milion pajisje mjekësore dhe medikamente të nevojshme për përballjen me virusin korona në Izrael. Ministria e shëndetësisë së regjimit sionist ka deklaruar se dje janë infektuar 391 izraelitë të tjerë me virusin korona duke e çuar totalin në 12 mijë e 591 të infektuar.