OBSH: Jemeni po përballet me kushte shumë të vështira shëndetësore
Në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë të premten në mbrëmje ka deklaruar se pavarësisht përpjekjeve për t’u përballur me virusin Korona në Jemen, ky vend po përballet me kushte shumë të vështira; Këshilli i Sigurimit të OKB ditën e premte e ka mbështetur propozimin e Antonio Guterres, sekretarit të përgjithshëm të OKB për vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Jemen.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Martin Grifiths, përfaqësuesi speciale i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Jemenit, gjithashtu ditën e premte ka paralajmëruar për përhapjen e virusit Korona në Jemen dhe ka thënë: “Lufta e re kundër virusit Korona është bërë shkak për dobësimin e kapaciteteve dhe kushteve në Jemen”.
Me përhapjen e virusit Korona në botë, Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB ka propozuar që të ndalen të gjitha luftërat dhe konfliktet në botë. Një prej luftërave më të rëndësishme të botës është lufta e shkaktuar nga agresioni ushtarak i koalicionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit që ka shkaktuar edhe katastrofën më të madhe njerëzore në botë ku si pasojë 22 milionë njerëz nga popullsia 24 milionëshe e Jemenit, kanë nevojë për ndihma humanitare.
Ndërkohë përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Dominikan në OKB vendi i të cilit në muajin prill ka marrë kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit, para gazetarëve ka deklaruar: “Anëtarët e Këshillit të Sigurimit mbështesin kërkesën e Guterres për ndërprerjen e menjëhershme të luftës dhe konfliktit në Jemen”.
Jose Singer Weisinger gjithashtu ka thënë: “Këshilli i Sigurimit është i shqetësuar për vazhdimin e luftës në Jemen dhe ka kërkuar nga të gjitha palët që të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për parandalimin e përhapjes së virusit Korona në këtë vend”.
Ai pa vë në dukje fare agresionin ushtarak të koalicionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit, ka kërkuar nga palët e përfshira në konfliktin e këtij vendi që t’i përgjigjen pozitivisht propozimit të paraqitur nga Guterres për vendosjen e armëpushimit të menjëhershëm.