80 mijë jemenas janë infektuar me sëmundjeve Kolera
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96344-80_mijë_jemenas_janë_infektuar_me_sëmundjeve_kolera
Ministria e Shëndetësisë së Jemenit ka njoftuar për infektimin e 80 mijë qytetarëve jemans me sëmundjen Kolera që nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 19, 2020 11:58 Europe/Tirane
  • 80 mijë jemenas janë infektuar me sëmundjeve Kolera

Ministria e Shëndetësisë së Jemenit ka njoftuar për infektimin e 80 mijë qytetarëve jemans me sëmundjen Kolera që nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jusef Al-Hadiri, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në qeverinë e shpëtimit kombëtar të Jemenit, ka thënë se me fillimin e bllokadës kundër Jemenit në vitin 2015 nga ana e koalicionit të Arabisë Saudite, sëmundja e Kolerës është përhapur në mesin e popullit të Jemenit dhe shtoi: “Vetëm ditën e premte janë identifikuar 500 persona të dyshuar për infektim me sëmundjen Kolera. Gjendja shëndetësore në Jemen për shkak të luftës dhe bllokadës së koalicionit agresor saudit, është tepër shqetësuese. Infektimi i 80 mijë qytetarëve jemenas me sëmundjen e Kolerës është në kohën kur në qytetin Al-Shahr të provincës Hadrameut të këtij vendi është regjistruar edhe rasti i parë i infektimit me virusin Korona”.