Izraeli sulmon T4, pse frikësohet Tel Avivi?
Sulmi izraelit këtë 20 Prill kundër aeroportit strategjik të Homsi, T4, dhe një Izrael që guxon për herë të parë në një kohë të gjatë të shkelë hapësirën ajrore siriane dhe të kryejë sulme kundër T4 ... Sulmi u krye disa orë pas vizitës së Zarifit në Damask. Nga çfarë frikësohet Izraeli?
Përkundër sfondit të dorëzimit të terroristëve pro-amerikanë të grupit Maghavir al-Thora, të trajnuar nga amerikanët në bazën al-Tanf në jug të Homsit, regjimi izraelit sulmoi pozicionet ruse në aeroportin strategjik T4 para se të përballej me një kundërpërgjigje të shpejtë nga mbrojtja anti-ajrore siriane me sistemet Buk dhe Pantsir, të cilët shkatërruan pothuajse të gjitha 6 raketat cruise. Burime ruse evokojnë se sulmi i aeroplanëve F16 izraelitë në qiellin sirian, u parapri dukshëm nga një sulm elektromagnetik anti-radar. Gjithashtu duhet theksuar se mbrojtja anti-ajrore siriane ka shënjestruar edhe avionët F-16. Natyrisht nisur nga perspektiva e një kolapsi të bazës al-Tanf, që ndodhet pranë njësive luftarake ajrore ruse dhe siriane në T4, Izraeli sulmoi rajonet al-Sukhna, al-Amiria dhe al-Talil në mbështetje të celulave të ISIS që Shtetet e Bashkuara i kanë aktivizuar kohët e fundit në këtë rajon me qëllim për të dëmtuar pozicionet e ushtrisë siriane dhe zonat e naftës që kjo e fundit i kontrollon. A po kërcënon Izraeli edhe Rusinë? Vëzhguesit thonë se regjimi izraelit i frikësohet sulmeve masive kundër bazës al-Tanf, veçanërisht pasi forca ajrore ruse po kryen sulme gjithnjë e më të mëdha në rajonin e Homsit në mbështetje të ushtrisë siriane, ku këto sulme e kanë origjinën në bazën T4. Sulmi në aeroportin strategjik T4 vjen gjithashtu disa orë pas vizitës së Ministrit të Jashtëm të Iranit, Zarif në Damask, ku ky i fundit, duke sfiduar epideminë e Covid-19, u takua me Presidentin Asad dhe me homologun e tij sirian duke diskutuar jo vetëm Idlibin por edhe situatën në Deir ez-Zor. Izraeli gjithashtu figuronte dukshëm në menunë e diskutimit. Në vitin 2019, regjimi izraelit u alarmua nga vendosja e baterive anti-raketore të Iranit Bavar 373 në T4, informacion që Irani kurrë nuk e konfirmoi. Gjithashtu në vitin 2019, burimet ushtarake sioniste raportuan, "ardhjen e kiteve iraniane Labejk-1 " në T4, ku "ato do të ruheshin ekskluzivisht për Hezbollahun." Në atë kohë, shtypi izraelit shumëfishoi paralajmërimet ndaj këtij kiti "i cili e bën inteligjente çdo raketë të zakonshme" "dhe me ndihmën e të cilit Hezbollah "mund t'i shndërronte pajisjet e tij në raketa precize ". Në kulmin e tensioneve me Hezbollahun, dhe ndërsa Zarif duket se kishte mbërritur në Damask me "plane shumë specifike anti-izraelite", Forca Ajrore Sioniste ka provuar të "shkatërrojë" atë që ajo beson të jetë "arma fatale e Hezbollahut"? Sulmet "parandaluese" në T4 synonin t'i kundërviheshin një sulmi raketash precize nga Rezistenca Libaneze? Një gjë është e sigurt: Rusia vështirë se do ta vlerësonte të pranueshme që Izraeli të depërtonte në qiellin sirian dhe të kundërshtonte mbrojtjen ajrore të integruar Siriano-Ruse.