Shtohet numri i të infektuarve me Covid-19 në Izrael
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96493-shtohet_numri_i_të_infektuarve_me_covid_19_në_izrael
Ministria e shëndetësisë së regjimit sionist njoftoi shtimin e të infektuarve me virusin korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 25, 2020 05:47 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i të infektuarve me Covid-19 në Izrael

Ministria e shëndetësisë së regjimit sionist njoftoi shtimin e të infektuarve me virusin korona.

Qendra informative palestineze bëri të ditur se numri i të infektuarve me virusin korona në Izrael ka arritur në 15,058 njerëz ndërsa numri i viktimave 194 ndërsa i pacientëve në terapi intensive është 140 njerëz. Me mijëra njerëz në territoret e pushtuara janë në karantinë dhe ushtria e regjimit sionist ka deklaruar se 130 ushtarakë izraelitë deri tani janë infektuar me virusin korona. Nga ana tjetër kreu i ekipit për të burgosurit dhe të liruarit palestinezë njoftoi se Muhamed Maxhed Hasan i burgosur 21 vjeçar palestinez në burgun sionist Maskubie është infektuar me virusin korona. Vlen të theksohet se në burgjet e regjimit sionist mbahen të burgosur me mijëra të burgosur prej të cilëve 700 kanë sëmundje të ndryshme.