Shtohet numri i të infektuarve me korona në Arabinë Saudite
Numri i të infektuarve dhe viktimave të virusit korona në Arabinë Saudite dhe në EBA është shtuar.
Muhamed Abed Ali, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë në Arabinë Saudite ka bërë të ditur regjistrimin e 1197 rasteve të reja me covid-19 në Rabinë Saudite gjatë 2 ditëve të kaluara duke e çuar totalin e të infektuarve në 16,299 njerëz. Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë në Arabinë saudite gjithashtu njoftoi vdekjen e 9 pacientëve të prekur na virusi korona. Deri tani në Arabinë saudite kanë humbur jetën 136 njerëz. Ministria e shëndetësisë së EBA në një raport të saj ka deklaruar se 9 mijë e 281 njerëz janë infektuar me Covid-19 ndërkohë që numri i viktimave në total është 64 njerëz. Numri i të infektuarave me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar në 2 milion e 851 njerëz ndërsa i viktimave në 198 mijë e 100 njerëz. Pacientët që janë shëruar dhe liruar nga spitalet janë gjithsej 812 mijë e 500 njerëz.