Jemen: Pushtuesit ja fundosur në vorbullën e luftës
Kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit ka deklaruar bota e ka kuptuar se forcat agresore të koalicionit saudit janë fundosur në vorbullën e luftës së Jemenit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahdi Al-Mashat, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, ka thënë: “Shtetet agresore për shkak të disfatave që kanë pësuar në Jemen, janë detyruar të rishikojnë përsëri rrugën e përballjes me popullin e Jemenit dhe ta dinë se realizimi i qëllimeve të tyre është i pamundur”.
Mahdi Al-Mashat ka shtuar: “Populli i Jemenit ka vërtetuar se është i gatshëm për t’u përballur me agresorët dhe për të arritur deri në pavarësinë e plotë dhe sovranitetin mbi vendin e vet. Paqja është opsioni më i mirë për të gjithë dhe vazhdimi i luftës me padyshim se nuk është në interes të askujt, prandaj ne kërkojmë ndërprerjen e plotë dhe përfundimtare të luftës në të gjitha sferat e sigurisë, politike, ushtarake dhe ekonomike dhe mosndërhyrjen e faktorëve të huaj në çështjet e brendshme të Jemenit. Ne gjithashtu theksojmë se forcat agresore dhe mbështetësit e tyre me në krye Amerikën kanë penguar qasjen në negociata dhe arritjen e një rrugëzgjidhje politike gjithëpërfshirëse për paqe”.