UNICEF: Jeta e 5 milion fëmijëve në Jemen e rrezikuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96631-unicef_jeta_e_5_milion_fëmijëve_në_jemen_e_rrezikuar
UNCEF në një deklaratë të tij ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së përhapjes së virusit Korona, jeta e 5 milion fëmijëve në Jemen rrezikohet rëndë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 30, 2020 02:56 Europe/Tirane
  • UNICEF: Jeta e 5 milion fëmijëve në Jemen e rrezikuar

UNCEF në një deklaratë të tij ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së përhapjes së virusit Korona, jeta e 5 milion fëmijëve në Jemen rrezikohet rëndë.

Sipas UNICEF vetëm muajin janar janë regjistruar 110 mijë njerëz të dyshuar se janë infektuar me kolerën në 290 nga 331 zona të Jemenit. Pjesën më të madhe të këtyre rasteve e përbëjnë fëmijën nën moshën 5 vjeç. UNICEF në një raport të tij ka publikuar një fakt tronditës dhe thotë se çdo 10 minuta në Jemen humb jetën një fëmijë. Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara Për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se më shumë se shtatë milionë fëmijë po përballen me një kërcënim serioz të urisë në Jemen, pasi regjimi i Riadit po vazhdon fushatën e tij bombarduese kundër fqinjit jugor. "Sot 1.8 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç janë duke u përballur me kequshqyerje akute dhe 400.000 janë të prekur nga kequshqyerja e rëndë akute", tha Geert Cappelaere, drejtor rajonal i UNICEF në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Cappelaere vuri në dukje se "më shumë se gjysma" e 14 milionë njerëzve në rrezik serioz prej urisë në Jemen janë fëmijë.