Trump ka kërcënuar Arabinë Saudite me ndaljen e përkrahjes ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96654-trump_ka_kërcënuar_arabinë_saudite_me_ndaljen_e_përkrahjes_ushtarake
Një raport i sapo publikuar tregon se para samitit të fundit të OPEC-ut Presidenti amerikan Trump kërcënoi të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Arabinë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 30, 2020 16:57 Europe/Tirane
  • Trump ka kërcënuar Arabinë Saudite me ndaljen e përkrahjes ushtarake

Një raport i sapo publikuar tregon se para samitit të fundit të OPEC-ut Presidenti amerikan Trump kërcënoi të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Arabinë Saudite.

Agjencia Reuters, në një raport të veçantë, zbuloi se si Donald Trump kërcënoi Princin e Kurorës Saudite Muhamed bin Salman. Sipas raportit, Trump në një telefonatë në 2 Prill e kishte kërcënuar Princin e Kurorës Saudite Muhamed bin Salman se nëse Organizata e Vendeve eksportuese të Naftës (OPEC) nuk fillon të ulë furnizimin e naftës, Shtëpia e Bardhë nuk do të ndalojë Kongresin të tërheqë trupat amerikane nga Arabia Saudite. Raporti gjithashtu thoshte se Princi i Kurorës Saudite kishte larguar të gjithë rrethin dhe ndihmësit e tij nga dhoma e bisedave gjatë bisedës telefonike me Trump në mënyrë që të kishte një bisedë private me Presidentin e SHBA. Më parë, disa senatorë amerikanë, përfshirë Kevin Kramer dhe Dan Sullivan, kishin hartuar një ligj që kërkonte nga Shtetet e Bashkuara të tërhiqnin të gjitha trupat e saj nga Arabia Saudite së bashku me sistemet e mbrojtjes raketore Patriot.