Shërbimi i Arabisë Saudite për Izraelin
Në marrëdhëniet mes regjimit sionist dhe regjimit Al Saud ka nisur një raund i ri normalizimi kryesisht nëpërmjet çështjeve kulturore.
Vitet e fundit është trajtuar shumë herë çështja e normalizimit të marrëdhënieve mes regjimit sionist dhe regjimit Al saud të Arabisë Saudite. Lojtari kryesor i këtij procesi është Amerika. Qeveria Donald Trump si prioritet të politikës së saj në rajonin e Azisë Perëndimore ka vendosur çështjen e normalizimit të marrëdhënieve të vendeve arabe me regjimin sionist, gjë të cilën e ndjek nëpërmjet planit racist Akordi i Shekullit. Deri tani është ndjekur normalizimi i marrëdhënieve në fushën ekonomike dhe politike. Në fushën ekonomike në vitin 1990 është hapur zyra për interesat ekonomike të regjimit sionist në disa vende arabe si Omani dhe Katari. Në aspektin politik, në fillim u nënshkrua marrëveshja e paqes mes Egjipti, Jordanisë dhe regjimit sionist dhe më pas u vendosën marrëdhënie të fshehta midis disa vendeve arabe dhe këtij regjimi. Vitet e fundit, marrëdhëniet e fshehta kanë lëvizur drejt publikimit dhe normalizimit të marrëdhënieve. Takimet diplomatike midis zyrtarëve arabë dhe izraelitë janë përshkallëzuar, madje kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në fund të vitit 2018 udhëtoi për në Maskat, kryeqytetin e Omanit, për t'u takuar me mbretin e atëhershëm Sulltan Kabus. Duket se një dimension i ri i përpjekjes për të normalizuar marrëdhëniet e Izraelit me vendet arabe ka filluar në aspektin kulturor. Në këtë drejtim, kanali televiziv MBC me pronësi saudite ka filluar transmetimin e serive M Harron me qëllim që të zbardhë faqen e regjimit sionist dhe ta bëjë atë të duket si human. "Shpjegimi 7" është një tjetër seri saudite që duket se po përpiqet ta bëjë audiencën të qeshë me stilin e një komedie tërheqëse, por në fakt, gradualisht ajo i shtyn mendjet e tyre të pranojnë ekzistencën e regjimit sionist dhe e bëjnë atë të duket normale dhe e natyrshme, ndërkohë që publikun e bën skeptik ndaj çështjes palestineze. Në të dy seritë, janë shkelur linjat e kuqe që rinia palestineze ka sakrifikuar me vite. Më e rëndësishmja, është serialet filluan të transmetohet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit ku e premtja e fundit është quajtur Dita e Kodsit dhe myslimanët në të gjithë botën në këtë ditë protestojnë kundër krimeve të regjimit sionist. Transmetimi i këtyre serive është një shërbim i ri i sauditëve ndaj regjimit sionist dhe është një lloj pikënisje e realizimit të ëndrrës së Netanyahut.