Futet në karantine qyteti industrial Dumam në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96722-futet_në_karantine_qyteti_industrial_dumam_në_arabinë_saudite
Qyteti Dumam, qyteti i dytë industrial në Arabinë Saudite, për shkak të përhapjes së virusit Korona, është mbyllur në karantine për një kohë të pacaktuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 03, 2020 11:51 Europe/Tirane
  • Futet në karantine qyteti industrial Dumam në Arabinë Saudite

Qyteti Dumam, qyteti i dytë industrial në Arabinë Saudite, për shkak të përhapjes së virusit Korona, është mbyllur në karantine për një kohë të pacaktuar.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Mbretëria e Arabisë Saudite ka deklaruar se qyteti industrial Dumam në lindje të këtij vendi me qëllim të përballjes me përhapjen e virusit Korona, që nga sot (e diele) futet në karantine dhe banorët e këtij qyteti vetëm në orët e caktuara lejohen të dalin nga shtëpia për të plotësuar nevojat e tyre.

Ministria e shëndetësisë së Arabisë Saudite ditën e shtunë ka njoftuar për infektimin e 1362 personave të tjerë me virusin Korona dhe kështu numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Korona në Arabinë Saudite ka shkuar në 25.500 persona.