Kazemi, zyrtarisht kryeministër i Irakut
(last modified Thu, 07 May 2020 07:27:01 GMT )
May 07, 2020 09:27 Europe/Tirane
  • Kazemi, zyrtarisht kryeministër i Irakut

Mustafa Kazemi pasi ka marrë shumicën e votave në parlament, zyrtarisht është zgjedhur si kryeministër i vendit.

Seanca parlamentare për votimin e kryeministrit të ri Mustafa Kazemi në Irak është mbajtur në orët e para të mëngjesit edhe pse me vonesë por me pjesëmarrjen e 266 deputetëve. Deputetët e pranishëm në këtë seancë përveç deputetët e grupit parlamentar Qeveria e Ligjit e kryesuar nga Nuri Maleki, kanë votuar pro për 21 ministri, 15 ministra dhe kanë refuzuar kandidaturën e 4 ministrave të qeverisë Kazemi. Në këtë seancë nuk u ra dakord për ministrinë e naftës dhe ministrinë e jashtme për shkak të mosmarrëveshjeve mbi ministrat e propozuar. Mustafa Kazemi pas përplasjeve të deputetëve mbi emrat e ministrave të propozuar prej tij më në fund u detyrua të ndryshojë disa prej tyre. Deri tani qeveria e Irakut është kryesuar nga Adel Abdu’mehdi i cili më 29 nëntor dha dorëheqjen.

Tags