Koalicioni agresor saudit sulmon në veriperëndim të Jemenit
Burimet informative të Jemenit kanë njoftuar për sulmin e anijeve luftarake të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në provincën Haxhe në veriperëndim të Jemenit.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se anijet luftarake të koalicionit agresor të Arabisë Saudite sot (të enjten) në mëngjes kanë sulmuar rajonin Al-Xharr në provincën Haxhe të Jemenit dhe si pasojë e këtij sulmi janë vrarë 4 civilë jemenas në mesin e tyre një fëmijë ndërsa një fëmijë tjetër është plagosur.
Ky sulm është kryer në kohën kur koalicioni agresor i Arabisë Saudite më parë ka njoftuar për shpalljen e armëpushimit dyjavor në Jemen dhe më 23 prill këtë armëpushim e ka vazhduar edhe për një muaj me pretekst të përballjes me virusin Korona dhe fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, mirëpo gjatë këtij armëpushimit sulmet ushtarake kanë vazhduar dhe nuk janë ndaluar.
Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, EBA dhe të disa shteteve të tjera që nga marsi i vitit 2015, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekurt detare, ajrore dhe tokësore kundër popullit jemenas.