Guterres paralajmëron Izraelin
(last modified Thu, 07 May 2020 19:18:05 GMT )
May 07, 2020 21:18 Europe/Tirane
  • Guterres paralajmëron Izraelin

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka dënuar planin e Izraelit për të aneksuar pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor të okupuar, duke thënë se ky veprim do të mbyllë derën e "negociatave të mundshme të paqes" me palestinezët.

Guterres i bëri deklaratat në një takim të fundit me delegacionin e Grupit Arab, përfshirë Omanin, Lidhjen Arabe dhe zyrtarët palestinezë, duke denoncuar si të paligjshëm ndërtimin e vendbanimeve izraelite dhe planin e aneksimit të Bregut Perëndimor. Ai vuri në dukje se propozimi i aneksimit "do ti japë fund në mënyrë efektive të ashtuquajturës zgjidhje me dy shtete dhe do të mbyllë derën për negociatat izraelito-palestineze." Grupi Arab, nga ana e tij, dënoi "paligjshmërinë e të gjitha masave të kolonizimit dhe aneksimit të Izraelit në Palestinën e okupuar". Nëse nuk ndalen, veprimet e paligjshme të Izraelit do të sjellin "vetëm më shumë konflikte dhe vuajtje" dhe do të pengojnë "perspektivat për paqe dhe siguri në të gjithë rajonin," theksoi Grupi Arab.

 

Tags