SHBA largon sistemet Patriot nga Arabia Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96859-shba_largon_sistemet_patriot_nga_arabia_saudite
Shtetet e Bashkuara po largojnë sistemet e tyre të raketave Patriot nga toka saudite, si pjesë e masave më të gjera për të reduktuar mbështetjen e saj ushtarake për mbretërinë saudite, thotë një raport.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2020 17:50 Europe/Tirane
  • SHBA largon sistemet Patriot nga Arabia Saudite

Shtetet e Bashkuara po largojnë sistemet e tyre të raketave Patriot nga toka saudite, si pjesë e masave më të gjera për të reduktuar mbështetjen e saj ushtarake për mbretërinë saudite, thotë një raport.

Duke cituar zyrtarë të SHBA, The Wall Street Journal raportoi të enjten se katër bateri raketash tokë-ajër Patriot dhe dhjetëra personel ushtarak do të largohen nga objektet e naftës së Arabisë Saudite. Zyrtarët thanë se SHBA gjithashtu së shpejti do të zvogëlojë praninë e Marinës së saj në Gjirin Persik, duke shtuar se dy skuadrone avionësh luftarakë tashmë janë larguar nga rajoni. Zhvillimet vijnë dy javë pasi Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij do të rishikojë një propozim për të bllokuar dërgesat e naftës së papërpunuar saudite në SHBA në përpjekje për të shpëtuar industrinë e saj të naftës argjilore që po vuan nga një rënie e paparë e kërkesës dhe e çmimeve për shkak të koronavirusit të ri. Në mes të prillit, Frank Fannon, ndihmëssekretari i shtetit i SHBA për burimet e energjisë, tha se SHBA gjithashtu mund të vendosë tarifa për naftën saudite.