Sulmet izraelite ndaj Sirisë, "joefektive, të padobishme dhe fatale për Izraelin"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96885-sulmet_izraelite_ndaj_sirisë_joefektive_të_padobishme_dhe_fatale_për_izraelin
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet këtë javë në Izrael ku Netanjahu, sipas vullnetit të amerikanëve, është caktuar edhe një herë për formimin e kabinetit. Në ditët pas kësaj vizite, logjikisht duhet të presim një zgjerim të fushatës anti-rezistencë të boshtit SHBA-Izrael, kryesisht në sfondin e sulmeve kundër territorit sirian.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 09, 2020 18:29 Europe/Tirane
  • Sulmet izraelite ndaj Sirisë,

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet këtë javë në Izrael ku Netanjahu, sipas vullnetit të amerikanëve, është caktuar edhe një herë për formimin e kabinetit. Në ditët pas kësaj vizite, logjikisht duhet të presim një zgjerim të fushatës anti-rezistencë të boshtit SHBA-Izrael, kryesisht në sfondin e sulmeve kundër territorit sirian.

Ofensiva e fundit SHBA-Izrael-ISIS  kundër Rezistencës që u kristalizua në Irak dhe pavarësisht muajve të përgatitjes, mobilizimi i burimeve të mëdha (tërheqja poshtëruese e trupave nga bazat e tyre në Irak, transporti me helikopter i terroristëve nga Hasake në al-Anbar, trajnimi intensiv i terroristëve në Ain al-Asad ...), dështoi mjerueshëm. Duke mos dashur të përballet direkt me Rezistencën, strategjia hibride e ShBA-së mund të mbështetet vetëm pjesërisht te ISIS, sepse viti 2020 nuk është më 2014. Pompeo do ta shtyjë Izraelin të dyfishojë sulmet e tij dhe të ushtrojë presion mbi Sirinë, për të kundërpeshuar disfatën strategjike të pakthyeshme që përfaqëson për SHBA-në, shfaqja dhe më pas konsolidimi i Boshtit të Rezistencës. Duke shpresuar se Irani, Siria apo edhe Rusia do të lëshojnë terren. Por megjithëse mund të duket paradoksale, boshti SHBA-Izrael po vazhdon t'i bëjë një shërbim të madh Rezistencës. Si? Epo, Boshti i Rezistencës, Iran-Siri-Hezbollah-Irak, e di mirë se Izraeli dëshiron ta tërheq atë në një konfrontim sipas kushteve dhe kalendarit të tij. Ky do të ishte një rast i mirë për Trump, rizgjedhja e të cilit i ngjan një mrekullie, pasi ai tha se "100,000 vdekje të amerikanëve nga Covid-19" nuk janë shumë "dhe se" ne bëmë një punë të mrekullueshme". Por ky është një kurth, ku as Irani, as Siria dhe asnjë përbërës tjetër i Boshtit të Rezistencës nuk do të binin. Nëse Izraeli kërkon të tërheq Boshtin e Rezistencës në një konfrontim, koha e zgjedhur dhe rrethanat nuk janë domosdoshmërisht të favorshme për të. Dhe, ajo që po bën Izraeli në Siri, ashtu siç e pohojnë edhe izraelitët, është një spektakël që po lejohet të bëhet duke pritur momentin e duhur, : "Rezistenca ka një sasi të madhe të armëve jo precize të cilat duhet të zëvendësohen dhe kjo është ajo që po ndodh ngadalë dhe me siguri, si në Siri, ashtu edhe në Liban dhe kjo falë mbështetjes ruse. Nëse Izraeli vendos të intensifikojë sulmet e tij kundër depove të armëve në Siri, kjo nuk mund të dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme fuqinë e zjarrit të Boshtit të Rezistencës. Brezi i vjetër i raketave është akoma i dobishëm, jo për faktin se mund të krijojë dëme të konsiderueshme, por sepse shërbejnë si objektiva për raketat interceptuese, në mënyrë që të lejojë kalimin e raketave më precize depërtimin e tyre në destinacion, thekson një specialist. "Në çdo rast, Izraeli arrin vetëm një pjesë të vogël të raketave dhe armëve të tjera të vëna në dispozicion të Sirisë, Irakut dhe Libanit për të mbrojtur veten e tyre në rast lufte kundër Izraelit. Në këtë kuptim, është e padobishme për Sirinë ose aleatët e saj të Rezistencës të hakmerren kundër regjimit të Tel Avivit në vend që të përqendrohen në trupat amerikane dhe turke që pushtojnë verilindjen e Sirisë. Dhe, përballë Rezistencës, Izraeli kurrë nuk do të guxojë të kapërcejë kufirin, i cili konsiston në shkaktimin e humbjes së jetëve njerëzore, sepse ai di në mënyrë të përkryer se si të sigurojë që asnjë dëm të mos i shkaktohet Rezistencës dhe kështu të shmangë hakmarrjen, të cilën ai nuk do ta përballonte dot. Kështu që Izraeli po përpiqet të hedhë hi syve e tij duke shpërndarë pretendime të rreme në lidhje me suksesin e supozuar në nxjerrjen e Iranit jashtë Sirisë. Sa i përket marrëdhënies Iran-Siri, ajo është shumë e fortë dhe mbështetet në baza shumë të forta që nuk mund të lëkunden nga këto lloj "stuhie në filxhan".