Kolonët sionistë sulmojnë protestuesit palestinezë
Kolonët sionist me mbështetjen e forcave ushtarake izraelite në mënyrë barbare kanë sulmuar palestinezët e ngritur në protesta.
Palestine Today raporton se si pasojë e këtij sulmi, ka ndodhur një përleshje mes kolonëve sionistë dhe të rinjve palestinezë. Kolonët sionist pasi kanë hyrë në rajonin BPLJ kanë kryer veprime barbare dhe në mënyrë të gjerë kanë dëmtuar tokat bujqësore dhe produktet e palestinezëve. Ndërkohë forcat ushtarake izraelite kanë sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe pasi kanë plagosur 2 protestues kanë arrestuar 14 palestinezë. Më herët ushtria e regjimit sionist u ka kërkuar kolonëve sionistë që njëkohësisht me organizimin e protestave të palestinezëve me rastin e pkanit për aneksimin e rajoneve palestineze, të armatosen për tu përballur me hyrjen e mundshme të banorëve të Rripit të Gazës në territoret e pushtuara. Protesta kundër aneksimit të territoreve palstineze u zhvillua duke filluar nga pesë rajone të afërta me kufirin e BPLJ me qëllim kthimin e të shpërngulurve palestinezë dhe ndalimin e aneksimit të rajoneve palestineze nga regjimi sionist.