Kryeministri i Irakut urdhëron lirimin e protestuesve të burgosur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96889-kryeministri_i_irakut_urdhëron_lirimin_e_protestuesve_të_burgosur
Kryeministri i ri irakian, Mustafa al-Kazemi, ka urdhëruar lirimin e të gjithë demonstruesve që thirrën paqësisht për luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e kushteve të jetës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 10, 2020 06:18 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Irakut urdhëron lirimin e protestuesve të burgosur

Kryeministri i ri irakian, Mustafa al-Kazemi, ka urdhëruar lirimin e të gjithë demonstruesve që thirrën paqësisht për luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e kushteve të jetës.

Al-Kazemi urdhëroi gjithashtu emërimin e Abdul Wahab al-Saadi, i cili më parë ishte shkarkuar nga ish-kryeministri Adel Abu Mahdi, si kreu i Organizatës në luftën Kundër-Terrorizmit. Kabineti i Irakut të shtunën mblodhi takimin e tij të parë nën kryesimin e Mustafa al-Kazemi, kryeministri i ri i Irakut. Një nga vendimet e rëndësishme të mbledhjes ishte prioriteti i pagesës së pensioneve.  Gjithashtu ra dakord për projekt-ligjin që të merret kredi nga brenda dhe jashtë vendit nën kushtet ligjore për të kompensuar deficitin e buxhetit të vitit 2020.  Ligjet në lidhje me partitë dhe mënyrën e funksionimit të tyre gjithashtu u diskutua në takim. Mustafa al-Kazemi të enjten ishte në gjendje të fitonte besimin e parlamentit Irakian për kabinetin e tij, duke zgjidhur kështu pas katër muajsh çështjen e kabinetit të ri qeverisës të Irakut.