Iraku formon shtab krize për rishikimin e marrëveshjes me Amerikën
(last modified Sun, 10 May 2020 18:44:35 GMT )
May 10, 2020 20:44 Europe/Tirane
  • Iraku formon shtab krize për rishikimin e marrëveshjes me Amerikën

Kryeministri i Irakut ka deklaruar se qeveria e tij do ta formojë një shtab krize për ta ruajtur unitetin dhe sovranitetin e Irakut si dhe për të rishikuar marrëveshjen strategjike Bagdad-Uashington.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, të shtunën në mbrëmje pas zhvillimit të mbledhjes së parë të qeverisë së tij, deklaroi: “Shtabi i krizës në Iran do të veprojë në kuadër të ruajtjes së unitetit dhe sovranitetit kombëtar të vendit dhe do të bisedojë me palën amerikane në lidhje me rishikimin e marrëveshjes strategjike Bagdad-Uashington”.

Mustafa Al-Kadhimi edhe më parë në takim me Matthew Tueller, ambasadorin e Amerikës në Bagdad, ka theksuar se vendi i tij nuk do të jetë një arenë e cila do të përdoret për llogaritë e Amerikës dhe për të sulmuar vendet e tjera mike dhe fqinjë të Irakut.

 

Tags