Programi i BE për të sanksionuar Izraein
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96916-programi_i_be_për_të_sanksionuar_izraein
KiE ka nisur diskutimin për të vendosur sanksione dhe masa ndëshkuese ndaj izraelit në rast se regjimi sionist zbaton planin për aneksimin e rajonit BPLJ.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 11, 2020 06:39 Europe/Tirane
  • Programi i BE për të sanksionuar Izraein

KiE ka nisur diskutimin për të vendosur sanksione dhe masa ndëshkuese ndaj izraelit në rast se regjimi sionist zbaton planin për aneksimin e rajonit BPLJ.

Gazeta sioniste Izrael Today shkruan se KiE dhe Josep Borrel shefi i diplomacisë evropiane, kanë parashikuar masa ndëshkuese dhe saksione ndaj Izraelit në rast se ky i fundit zbaton planin për aneksimin e rajonit BPLJ. Regjimi sionist ka deklaruar se prej korrikut 2020 me mbështetjen e Amerikës do të aneksojë rajonin BPLJ. Aktualisht Borrel është në kërkim të një plani për sanksionimin e Izraelit. Suedia, Irlanda, Luksemburgu janë disa nga vendet evropiane që këkrojnë ndëshkimin e ashpër të regjimit sionist me sanksione një prej të cilave është pezullimi i akordeve të bashkëpunimit me BE që është rregullator i marrëdhënieve dypalëshe. Përveç kësaj parashikohet një tjetër plan ndëshkues që sipas tij regjimi sionist lihet mënjanë dhe anashkalohet nga projekti hulumtues dhe teknologjik afatgjatë i BE i cili pritet të zbatohet në vitet 2021-2027. Një tjetër masë ndëshkuese është dalja e BE nga marrëveshja e Qiejve të Hapur me Izraeli gjë e cila mund ta dëmtojë ekonomikisht regjimin sionist.