Shtohen kërcënimet ekonomike kundër Al Saud
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96945-shtohen_kërcënimet_ekonomike_kundër_al_saud
Në kohën kur ekonomia ishte një nga pikat e forta të Arabisë Saudite, aktualisht ky vend po përballet me probleme dhe kërcënime ekonomike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 12, 2020 04:42 Europe/Tirane
  • Shtohen kërcënimet ekonomike kundër Al Saud

Në kohën kur ekonomia ishte një nga pikat e forta të Arabisë Saudite, aktualisht ky vend po përballet me probleme dhe kërcënime ekonomike.

Arabia Saudite konsiderohet si vendi më investitor i vendeve arabe. Përveç naftës, turizmi fetar është një tjetër burim të ardhurash për Arabinë Saudite. Përpara ardhjes në puthet të Sultan bin Abdul’aziz dhe djalit të tij Muhamed, fondi investues i Arabisë Saudite kishte 700 miliard dollarë rezerva ndërkohë që buxheti në këtë vend nuk kishte aspak deficit. Përgjatë 5 viteve të kaluara, niveli i rezervave në këtë fond arriti në 400 miliard dollarë ndërsa buxheti i vendit hasi në 50 miliard dollarë deficit buxhetor. Lufta kundër Jemenit sipas FMN i ka kushtuar Arabisë saudite 233 miliard dollarë shpenzime ndërkohë që ky është një prej faktorëve kryesorë të rënies ekonomike të këtij vendi. Një tjetër faktor që ka çuar në rënien e ekonomisë është kuota e lartë e shpenzimeve për blerjen e pajisjeve ushtarake. Importi i armatimeve të Arabisë Saudite ka hasur rritje me 130%. Lufta e naftës dhe virusi korona tashmë janë kthyer në faktorë kryesore të uljes së ekonomisë së Arabisë Saudite. Arabia Saudite do të trefishojë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), si pjesë e masave shtrënguese për të mbështetur ekonominë e saj të goditur nga Covid-19. Kombi i pasur me naftë ka pasur ulje të të ardhurave pasi ndikimi i pandemisë ka ulur çmimet globale të energjisë. Agjencia shtetërore e lajmeve e Arabisë Saudite tha se TVSH-ja do të rritet nga 5% në 15% që nga 1 korriku. "Këto masa janë të dhimbshme, por të domosdoshme për të ruajtur stabilitetin financiar dhe ekonomik afat të mesëm dhe afat gjatë dhe për të kapërcyer krizën e koronavirusit me dëmin më të vogël të mundshëm," tha Ministri i Financave, Mohamed al-Jadaan në një deklaratë. Njoftimi erdhi pasi shpenzimet shtetërore tejkaluan të ardhurat, duke krijuar një deficit në buxhet prej 9 miliardë dollarësh në tre muajt e parë të vitit. Kjo pasi të ardhurat nga nafta në këtë periudhë ranë në 34 miliardë dollarë, duke zbritur të ardhurat totale me 22%. Në të njëjtën kohë, banka qendrore e Arabisë Saudite deklaroi se rezervat e saj të huaja po uleshin në mars në normën e tyre më të shpejtë në të paktën dy dekada dhe në nivelin e tyre më të ulët që nga viti 2011. Deri më tani në Arabinë Saudite janë shënuar 246 viktima dhe janë regjistruar 39,048 të infektuar. Dobësimi I pozitës vendase dhe rajonale të Arabisë Saudite më shumë se çdokush tjetër është në interes të Amerikës dhe regjimit sionist dhe disfatat e njëpasnjëshme të Arabisë Saudite në rajon mund të jenë rezultat i recetës së shkruar nga Uashingtoni për princin e ri pretendues të fronit në Riad.