Edhe Franca e braktis Ben Salmanin?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97104-edhe_franca_e_braktis_ben_salmanin
Gazeta franceze Le Monde, e konsideruar si zëri i Elysee, e gjykon situatën e aleatit saudit, plotësisht "të dëshpëruar".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 16, 2020 22:36 Europe/Tirane
  • Edhe Franca e braktis Ben Salmanin?

Gazeta franceze Le Monde, e konsideruar si zëri i Elysee, e gjykon situatën e aleatit saudit, plotësisht "të dëshpëruar".

Për një president Macron i cili mbështeti me ngulm miliarda dollarë kontrata armësh të shitura Ben Salmanit për të vrarë fëmijët jemenas, i cili madje ngulfati edhe gazetarët që denoncuan këtë bashkëpunim, ky ndryshim në ton është shumë domethënës: A po fillon të kuptojë Parisi se ka vënë bast mbi kalin humbës apo po kërkon, në hapat e SHBA-së, të rrëmbejë, para rënies përfundimtare, kontrata të reja me Riadin? Në artikullin e saj me titull "Arabia Saudite e bllokuar nga ekuacioni i Jemenit të Jugut", Le Monde deklaron: "Arabia Saudite dëshiron të shpëtojë nga konflikti në Jemen. Por, nga Veriu në Jug, moria e konflikteve dhe vijat e frontit që kalojnë përmes hartës politike dhe ushtarake të vendit, akoma më e fragmentuar pas pesë viteve të luftës, e bën pothuajse të pamundur këtë mision. Disa javë pasi Riadi shpalli një armëpushim të njëanshëm, përpjekja e regjimit Saudit për të gjetur një dalje me nder nga vorbulla jemenase po fut ujë nga të gjitha anët. Arabia Saudite ka një dosje tronditëse për të zgjidhur në Jemen, veçanërisht pas tërheqjes së Emirateve të Bashkuara Arabe. Duket se Riadi nuk mund të llogarisë as në peshën e tij politike për të zgjidhur këtë dosje. Ushtria jemenase dhe Komitetet Popullore të lidhura me Ansarallah, kanë përparuar që nga janari i vitit 2020 drejt provincës Maarib. Siç po shkojnë gjërat, Ansarallah së shpejti do të jetë në gjendje të marrë kontrollin e burimeve të hidrokarbureve në Jemenin verilindor dhe tensioni do të përhapet në kufijtë sauditë ". Për Francën, Riadi është plotësisht i humbur dhe Ansarallah, pothuajse fitues. Mbetet për tu parë sesi do të pasqyrohej kjo fitore e Ansarallahut në politikën e Elysees. Le Monde thotë: "Sauditët nuk do të kenë shumë zgjedhje që do i lejojnë ata të dalin nga bataku jemenas dhe ata nuk do të jenë në gjendje të tërhiqen ashtu si Emiratet e Bashkuara Arabe, prandaj sauditët mbetën vetëm, sepse aleatët e tyre Arabët, Amerikanët dhe Evropianët kanë mace të tjera për të rrahur dhe nuk janë të interesuar t'i mbështesin sauditët në këtë konflikt ". Por, a do të thotë kjo vetmi që Parisi e pohon, se me të vërtetë Franca do ta rishikonte politikën e saj në Detin e Kuq në veçanti, dhe kundër Ansarallahut në përgjithësi? Për momentin, Rafalët francezë vazhdojnë të bombardojnë qytetet jemenase ...