BE ngre flamurin e homoseksualëve në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97135-be_ngre_flamurin_e_homoseksualëve_në_irak
Zyra përfaqësuese e BE në Irak, në formë zyrtare ka ngritur flamurin e homoseksualëve brenda territorit irakian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 18, 2020 02:43 Europe/Tirane
  • BE ngre flamurin e homoseksualëve në Irak

Zyra përfaqësuese e BE në Irak, në formë zyrtare ka ngritur flamurin e homoseksualëve brenda territorit irakian.

Përfaqësia e BE në Irak në llogarinë zyrtare të saj në Twiter ka shkruar: Njëkohësisht me ambasadën e Kanadasë dhe të Anglisë në Irak, zyra përfaqësuese e BE ka ngritur zyrtarisht flamurin shumëngjyrësh me rastin e ditës botërore të përballjes me homofobinë dhe transeksualizmin për të shprehur përkushtimin ndaj të drejtave të homoseksualëve. Ngritja e flamurit të homoseksualëve nga ana e BE brenda territorit irakian ka ngjallur reagimin e ashpër të popullit, zyrtarëve dhe partive politike në këtë vend. Koalicioni qeveria e ligjit, aleanca Sareun, partia Daave, Sejed Amar Hakim kreu i koalicionit Hekmat, fraksioni Sadekun, Bashir Hadad zv/kryetar i parlamentit, ishin disa nga figurat irakiane që kanë reaguar ndaj këtij veprimi të BE. Trupi i jurisprudentëve shiitë gjithashtu e ka dënuar këtë veprim të përfaqësisë së BE. Ndërkohë ministria e jashtme e Irakut ka shprehur keqardhje për veprimin e përfaqësisë së BE dhe të disa përfaqësive të tjera të huaja në Irak të cilët me ngritjen e flamurit të homoseksualëve kanë shkelur parimet dhe vlerat e larta morale të të gjitha feve hyjnore si dhe kanë shkelur parimet bazë të shoqërisë irakiane duke provokuar ndjenjat e tyre fetare. Pas protestave dhe kundërshtimeve të shumta BE e ka hequr lajmin e ngritjes së flamurit të homoseksualëve nga sajti i tij zyrtar. Reagimet ndaj këtij lajmi kanë qenë të shumta në qarqet politike, sociale, mediatike dhe hapësirës virtuale në Irak.