Josep Borrel paralajmëron Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97165-josep_borrel_paralajmëron_izraelin
Shefi i politikës së jashtme të BE ka paralajmëruar regjimin sionist dhe prej tij ka kërkuar të heqë dorë nga vendimi për aneksimin e rajonit BPLJ.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2020 02:40 Europe/Tirane
  • Josep Borrel paralajmëron Izraelin

Shefi i politikës së jashtme të BE ka paralajmëruar regjimin sionist dhe prej tij ka kërkuar të heqë dorë nga vendimi për aneksimin e rajonit BPLJ.

Josep Borrel, shefi i politikës së jashtme të BE, në vazhdim tha: BE me forcë i kërkon Izraelit që të heqë dorë nga çdo veprim i njëanshëm për aneksimin e rajonit BPLJ në territoret e pushtuara pasi një veprim i tillë bie ndesh me ligjet ndërkombëtare. Borrel disa ditë më parë gjithashtu ka thënë se BE do të bëjë çka është e mundur që të pengojë Izraelin në zbatimin e planit për aneksimin e rajonit BPLJ. Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit sionist ditën e dielë në një ceremoni kushtuar nisjes së punës ë kabinetit të ri qeveritar njoftoi përpjekjet për aneksimin e kolonive në BPLJ në territoret e pushtuara. Palestinezët dhe shumë  vende të botës si dhe organizatat ndërkombëtare javët e fundit janë shprehur kundër aneksimit të rajonit BPLJ nga ana e regjimit sionist. Plani i regjimit sionist për aneksimin e rajonit BPLJ me territoret e pushtuara pritet të zbatohet që nga 1 korriku i këtij viti.