Guterres: Qëndrimi i OKB kundrejt çështjes palestineze nuk ka ndryshuar aspak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97216-guterres_qëndrimi_i_okb_kundrejt_çështjes_palestineze_nuk_ka_ndryshuar_aspak
Sekretari i përgjithshëm i OKB António Guterres, në një bisedë telefonike me Mahmud Abas, kreun e AAP, edhe një herë theksoi se qëndrimi i OKB mbi çështjen palestineze është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat ndërkombëtare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 21, 2020 09:11 Europe/Tirane
  • Guterres: Qëndrimi i OKB kundrejt çështjes palestineze nuk ka ndryshuar aspak

Sekretari i përgjithshëm i OKB António Guterres, në një bisedë telefonike me Mahmud Abas, kreun e AAP, edhe një herë theksoi se qëndrimi i OKB mbi çështjen palestineze është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat ndërkombëtare.

Nga ana e tij Mahmud Abas, ka informuar sekretarin e përgjithshëm të OKB për masat e përballjes me veprimet e njëanshme të regjimit sionist. Më herët kreu i AAP pas përpjekjeve të regjimit sionist për aneksimin e rajonit BPLJ në territoret e pushtuara ka thënë: Organizata për Çlirimin e Palestinës dhe AAP nuk do të respektojë asnjë prej akordeve të saj me Tel Avivin apo Uashingtonin. Autoritetet e regjimit sionist kohët e fundit kanë arritur një marrëveshje për aneksimin e rajonit BPLJ në territoret e pushtuara që nga muaji korrik. Thuhet se aneksimi do të përfshijë 30% të të gjithë territorit të BPLJ.