Tjetër sulm kibernetik në Izrael
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97235-tjetër_sulm_kibernetik_në_izrael
Shumë uebfaqe izraelite ishin shënjestra të një sulmi kibernetik të enjten, dhe faqet e tyre u zëvendësuan me një video dhe një mesazh anti-izraelit në hebraisht dhe anglisht: "Numërimi i shkatërrimit të Izraelit ka filluar prej një kohe të gjatë" ,raportoi gazeta izraelite Jerusalem Post.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 21, 2020 23:53 Europe/Tirane
  • Tjetër sulm kibernetik në Izrael

Shumë uebfaqe izraelite ishin shënjestra të një sulmi kibernetik të enjten, dhe faqet e tyre u zëvendësuan me një video dhe një mesazh anti-izraelit në hebraisht dhe anglisht: "Numërimi i shkatërrimit të Izraelit ka filluar prej një kohe të gjatë" ,raportoi gazeta izraelite Jerusalem Post.

Sipas raportit, faqet e hakuara i përkasin "uPress", "Bang dhe Olufsen Israel", "Bet Gabriel", "Yad L'Ahim", "Hashavshevet" dhe "Israel Bardugo". Sajtet e disa shkollave të mesme fetare hebraike janë gjithashtu midis sajteve të hakuara. "Grupi i quajtur "Piratët e Shpëtimtarit" publikoi një video të qyteteve të ndryshme izraelite, të tilla si Tel Avivi dhe Haifa, të filmuar nga dronët zbulues në faqen kryesore të sajteve të hakuara," shkroi gazeta izraelite. Në videon e publikuar, në sfond dëgjohet zëri i Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Sejed Hassan Nasrallah. Qytetet izraelite më pas sulmohen me efekte speciale dixhitale. Lotem Finkelstein, kreu i departamentit të Cyber Inteligjence ​​të një kompanie izraelite, pohoi se në prag të Ditës Botërore të Kudsit, hakerët në botën myslimane - përfshirë Turqinë, Afrikën e Veriut dhe Rripin e Gazës - kanë filluar të organizohen për të sulmuar sajtet izraelite dhe t'i zëvendësojnë ato me video dhe tekste anti-Izraelite. Sipas Jerusalem Post, grupi i hakerëve vendosi një deklaratë në faqen e tij në YouTube, ku thuhet: "Ne po mblidhemi këtu për t'u hakmarrë për krimet sioniste kundër palestinezëve që kanë vdekur ose kanë humbur familjet dhe tokat e tyre".