Autoriteti Autonom i Palestinës ndërpren bashkëpunimin e me CIA-në
Autoriteti Autonom i Palestinës ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit të vet me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së Amerikës (CIA) pas ndërprerjes së bashkëpunimit me regjimin sionist në fushën e sigurisë.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se AAP pas ndërprerjes së bashkëpunimit me regjimin sionist në fushën e sigurisë, ka ndërprerë edhe bashkëpunimin e vet me CIA.
Në lidhje me këtë çështjeje, Saib Arikat, sekretari i përgjithshëm i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, ka thënë se pas deklarimit të daljes së Palestinës nga marrëveshjet e nënshkruara me regjimin sionist dhe Amerikën nga ana e Mahmud Abas, kryetarit të AAP, edhe ndërprerja e bashkëpunimit me CIA u është kumtuar autoriteteve amerikane.
Ai shtoi: “Ndërprerja e bashkëpunimit me CAN është deklaruar njëkohësisht me përfundimin e fjalimit të Mahmud Abas dhe në shenjë proteste kundër vendimit të regjimit sionist për aneksimin e disa rajoneve të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.
Si rezultat i shpalljes së vendimit të njëanshëm të qeverisë së regjimit sionist për aneksimin e disa rajoneve të Bregut Perëndimor në territoret e pushtuara, Mahmud Abas së fundi ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me regjimin sionist në fushën e sigurisë.