Pse hebrenjtë largohen nga Izraeli?
(last modified Fri, 22 May 2020 21:54:43 GMT )
May 22, 2020 23:54 Europe/Tirane
  • Pse hebrenjtë largohen nga Izraeli?

"Që nga krijimi i Izraelit, afro 2 milion izraelitë kanë lënë territoret e okupuara, jeta atje është shumë e vështirë; shërbimi ushtarak zgjat 3 vjet dhe këto territore janë ende në konflikt, "tha Jacob Cohen, shkrimtar hebre që jeton në Francë, në përgjigje të një pyetje në lidhje me arsyet pse izraelitët largohen nga këto territore për në vende të tjera si Shtetet e Bashkuara.

"Regjimi po përpiqet t'i bindë njerëzit se paqja është e pamundur. Është i njëjti regjim që saboton të gjitha përpjekjet për paqe. Një shoqëri ushtarake ka nevojë për viktima dhe një 18-vjeçar duhet të kalojë 3 vjet të jetës së tij në shërbimin ushtarak në vend që të shkojë në universitet. Dhe pas shërbimit të tij ushtarak, i njëjti 21-vjeçar duhet të vazhdojë studimet në një universitet ku kostoja është shumë e lartë ", shtoi analisti hebre. "Prandaj, disa nga këta të rinj preferojnë t'i lënë këto territore për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Gjermani apo vende të tjera," vazhdoi ai. "Gjermania dhe Polonia kanë vendosur të japin pasaporta gjermane apo polake për pasardhësit e çifutëve. Dhjetëra mijëra izraelitë, paraardhësit e të cilëve ishin gjermanë apo polakë, kanë vendosur të lënë shtetësinë izraelite në mënyrë që të shpëtojnë kushtet e vështira të jetesës në Izrael", tha Jacob Cohen. Ai shton: "Elitat dhe klasa e arsimuar preferojnë të largohen nga Izraeli për një jetë të qetë dhe të lehtë, prandaj vetëm njerëzit që janë të prekur ose nga klasa e pafavorshme, të cilët nuk mund të emigrojnë për shkak të varfërisë financiare dhe mungesës së mjeteve, janë të detyruar të qëndrojnë në Izrael. Me fjalë të tjera, hebrenjtë me një nivel të ulët arsimimi janë të detyruar të qëndrojnë në Izrael".

 

Tags