AAP ndërpret bashkëpunimin me regjimin sionist në fushën e sigurisë
AAP në formë zyrtare ka ndërprerë bashkëpunimin me regjimin sionist në fushën e sigurisë.
Vendimi për ndërprerjen e këtij lloj bashkëpunimi erdhi pas paralajmërimeve të Mahmud Abas. Kryetari Autoritetit Autonom të Palestinës ka deklaruar se nëse regjimi sionist shpall aneksimin e disa pjesëve të Bregut Perëndimor, do t’i anulojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më këtë regjim. Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, gjatë fjalimit të tij me rastin e 72 vjetorit të Ditës së Nekbatit, deklaroi: “Të gjitha komplotet dhe planet për ta zhdukur çështjen e Palestinës kanë dështuar me rezistencën e popullit të Palestinës i cili ka rrënjët në territorin e vet”. Mahmud Abas theksoi: “Lëvizja e palestinezëve në këtë rrugë të shenjtë nuk do të ndalet kurrë derisa flamuri i Palestinës të valojë mbi Xhaminë Al Aksa dhe mbi kishën Al-Kijame në Kodsin e shenjtë, kryeqytetin e përhershëm të Palestinës. Autoriteti Autonom i Palestinës pavarësisht të gjitha pengesave dhe pavarësisht të gjitha politikave agresore të pushtuesve, po bënë hapa të sigurt për ringjalljen e të drejtave të plota të palestinezëve dhe për ta zhdukur pushtimin e sionistëve nga territoret e Palestinës”. Mahmud Abas gjithashtu tha se AAP do të rishikojë të gjitha marrëveshjet me regjimin pushtues të Izraelit ose me vetë Amerikën dhe do të anulojë të gjitha këto marrëveshje.