4800 palestinezë të robëruar në burgjet e regjimit sionist
Shefi i drejtorisë për hulumtime dhe dokumentim pranë komitetit për çështjeje të të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist ka njoftuar se mbi 2400 palestinezë po mbahen të robëruar në burgjet e regjimit sionist.
Gazeta “Dunja Al-Vatan” njoftoi se Abdunaser Farvane ka thënë se mbi 4800 palestinezë po mbahen të robëruar në burgjet e regjimit sionist që në mesin e tyre 170 janë fëmijë dhe 39 janë gra dhe me dhjetëra persona të moshuar.
Ai shtoi se këta palestinezë të robëruar po mbahen në 23 burgje dhe qendra arrestimi. Farvane ka shprehur shqetësime për arrestimin ditur të palestinezëve dhe mospërfilljen e regjimit sionist ndaj jetës së palestinezëve të burgosur dhe ka thënë se autoritetet sioniste nuk po tregojnë kurrfarë kujdesi ndaj gjendjes shëndetësore të të burgosurve dhe nuk po lejojnë lirimin e të burgosurve, fëmijëve dhe personave të sëmurë në gjendjen e përhapjes së virusit Korona. Ai me këtë rast ka kërkuar ndërhyrjen e qarqeve ndërkombëtare për të mbrojtur të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist gjatë periudhës së përhapjes së virusit Korona.
Abdunaser Farvane theksoi se mbi 700 palestinezë të burgosur në burgjet e regjimit sionist po vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe 300 persona prej tyre kanë nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore dhe shërbime shëndetësore.