Qeveria në dorëheqje e Jemenit dhe Këshilli Tranzitiv bëjnë armëpushim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97308-qeveria_në_dorëheqje_e_jemenit_dhe_këshilli_tranzitiv_bëjnë_armëpushim
Komiteti ndërmjetësues ka njoftuar për arritjen e një marrëveshje për armëpushim mes qeverisë së dorëhequr të Jemenit me forcat e Këshillit Tranzitiv të Jugut dhe ky armëpushim do të vendoset në provincën Ebin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2020 10:11 Europe/Tirane
  • Qeveria në dorëheqje e Jemenit dhe Këshilli Tranzitiv bëjnë armëpushim

Komiteti ndërmjetësues ka njoftuar për arritjen e një marrëveshje për armëpushim mes qeverisë së dorëhequr të Jemenit me forcat e Këshillit Tranzitiv të Jugut dhe ky armëpushim do të vendoset në provincën Ebin.

Agjencia e lajmeve SEBA e Jemenit ka njoftuar se komisioni ndërmjetësues ka deklaruar: “Në bazë të marrëveshjes së arritur mes qeverisë së dorëhequr të Mansur Hadi dhe Këshillit Tranzitiv të Jugut, udhëtarët do të lejohen të qarkullojnë në zonat e përfshira nga lufta mes dy qyteteve Shakare dhe Zanxhbar në lindje të provincës Ebin”.

Sipas deklaratës së komisionit ndërmjetësues, kjo marrëveshje e armëpushimit nga sot do të hyjë në fazën e zbatimit dhe mund të vazhdohet edhe për tre ditë të tjera.

Qyteti Zanxhbar është qendër e provincës Ebin dhe në dy javët e fundit është përfshirë nga luftime të ashpra mes forcave të Mansur Hadit nën mbështetjen e Arabisë Saudite dhe forcave të Këshillit Tranzitiv të Jugut t mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe.