BE rinovon sanksionet kundër Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97423-be_rinovon_sanksionet_kundër_sirisë
BE ka rinovuar sanksionet e mëparshme të saj kundër Sirisë dhe ka shtuar disa sanksione të tjera.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 29, 2020 05:20 Europe/Tirane
  • BE rinovon sanksionet kundër Sirisë

BE ka rinovuar sanksionet e mëparshme të saj kundër Sirisë dhe ka shtuar disa sanksione të tjera.

Bashkimi Evropian (BE) ka shtuar shtatë ministra në listën e sanksioneve si pjesë   masave kufizuese kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe mbështetësve të tij.

Komisioni Evropian bëri të ditur se lista e sanksioneve tani përfshin 277 persona dhe 72 subjekte, të cilët janë të shënjestruar nga ndalimi i udhëtimit dhe ngrirja e aseteve. Sanksionet që aktualisht ekzistojnë kundër regjimit sirian përfshijnë një embargo të naftës, kufizime për investime të caktuara, ngrirje të aseteve të bankës qendrore siriane në BE, si dhe kufizime të eksportit për pajisjet dhe teknologjitë . Siria sapo ka filluar të dalë nga një konflikt shkatërrues që filloi në vitin 2011 kur regjimi u përplas me grupet terroriste.