Hashd Shaabi rrëzon një dron në Diale
May 30, 2020 08:54 Europe/Tirane
Forcat Hashd Shaabi kanë rrëzuar një dron të terroristëve të ISIS në provinën Diale.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Bagdad Today, sipas të cilës forcat e mobilizimit popullor në provincën Diale kanë rrëzuar një dron që u përkiste terroristëve të ISIS. Forcat Hashd Shaabi gjithashtu në bashkëpunim me forcat irakiane në një operacion për ndjekjen e elementëve të ISIS në afërsi të liqenit Hamerin kanë rrëzuar një dron të terroristëve. Forcat në fjalë gjithashtu njoftuan për shkatërrimin e 2 vendstrehimeve nëntokësore të terroristëve.
Tags