Protesta në Kodsin e pushtuar
Me qindra palestinezë janë ngritur në protesta në Kodsin e Pushtuar pas martirizimit të të riut me të meta mendore Ajad Halak.
Sipas një artikulli të gazetës Haaretz, protestuesit në duar mbanin pankarta ku shkruhej “ jeta e palestinezëve është e rëndësishme”, “ Nuk është krim të jesh palestinez”, “ Drejtësi për Ajadin”, etj. Protestuesit kanë dënuar dhunën e forcave të regjimit sionist. Një ditë më parë forcat e regjimit sionist në rajonin Bab Esbat të Kodsit të vjetër, kanë qëlluar të riun palestinez me të meta mendore Ajad Halak dhe e kanë martirizuar atë. Forcat sioniste pasi kanë pohuar se kanë hapur zjarr ndaj të riut palestinez, kanë raportuar se pas hetimeve është bërë e qartë se ai nuk mbante armë. Saeb Erikat, sekretari i komitetit ekzekutiv të OÇP nga gjykata ndërkombëtare e Hagës ka kërkuar nisjen e hetimeve mbi krimet e izraelit. Ministria e jashtme e Palestinës ditën e shtunë me anë të një deklarate ka dënuar këtë veprim dhe ka thënë se Izraeli ka urdhër ushtarët pushtues që të vrasin palestinezët.