Siria ankohet në OKB kundër Anglisë, Francës, Turqisë dhe regjimit sionist
Qeveria siriane është ankuar pranë OKB kundër qeverive të Amerikës, Britanisë, Francës, Turqisë dhe regjimit sionist për shkak se ushtarakët e tyre u kanë vënë zjarrin mijëra hektar prodhime bujqësore në rajonin Xhazira të Sirisë.
Bashar Xhaafari, përfaqësuesi i Sirisë në OKB, ditën e hënë në letra të ndara për sekretarin e përgjithshëm të OKB dhe kreun e radhës së ks të kësaj organizate ka thënë se veprimet e ushtarakëve amerikanë, britanikë, francezë, turq dhe të regjimit sionist duke u vënë zjarrin të mbjellave bujqësore është i barabartë me terrorizmin ekonomik dhe shkel të drejtën e qytetarëve sirianë. Xhaafari gjithashtu përmendi sanksionet e reja të Amerikës dhe të BE kundër Sirisë dhe tha se sanksionet e reja janë në kudër të politikave terroriste dhe tradicionalë të Amerikës për të ushtruar preison ndaj vendeve të tjera. Xhaafari në fund të letrës së tij ka kërkuar nga OKB që të mbrojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare duke marrë masa konkrete për tu përballur me veprimet armiqësore të Amerikës dhe perëndimit kundrejt popullit sirian dhe tha se OKB duhet të ndërmarrë masa për të parandaluar goditjet e njëanshme që ndërmerren kundër popullit sirian. Amerika, Britania, Franca, Turqia dhe regjimi sionist janë mbështetësit kryesor të grupeve terroriste në Siri.