Me mijëra izraelitë protestojnë kundër aneksimit të rajonit BPLJ
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97652-me_mijëra_izraelitë_protestojnë_kundër_aneksimit_të_rajonit_bplj
Me mijëra izraelitë kanë dalë në rrugët e Tel Avivit për të protestuar kundër aneksimit të rajonit BPLJ.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 07, 2020 03:05 Europe/Tirane
  • Me mijëra izraelitë protestojnë kundër aneksimit të rajonit BPLJ

Me mijëra izraelitë kanë dalë në rrugët e Tel Avivit për të protestuar kundër aneksimit të rajonit BPLJ.

Sipas një njoftimi të gazetës Haaretz, dje me mijëra izraelitë me maska dhe duke respektuar distancën sociale nga njëri tjetri për të parandaluar përhapjen e virusit Korona, kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar kundër planit të propozuar nga Beniamin Netanjahu kryeministër I regjimit sionist për aneksimin e rajonit BPLJ. Protestuesit mbanin në duart pankarta ku shkruhej “ Jo Aneksimit, jo pushtimit, po paqes dhe po demokracisë’. Pas këtyre protestave policia sioniste ka arrestuar disa protestues. Kryeministri i regjimit sionist nëpërmjet planit Marrëveshja e Shekullit e mbështetur nga qeveria Trump, prej 1 korrikut synon të aneksojë 30% të rajonit BPLJ në territoret e pushtuara. Donald Trump president i Amerikës në muajin janar ka prezantuar planin për aneksimin e kolonive sioniste në BPLJ me regjimin sionist dhe sipas këtij plani vështirësohen kushtet për formimin e qeverisë palestineze. Në përballje me këtë plan populli palestinez ka refuzuar propozimin e Trump dhe me anë të protestave ka shprehur kundërshtimin me idenë e aneksimit të rajonit BPLJ në territoret e pushtuara. Palestinezët kërkojnë krijimin e shtetit të pavarur në BPLJ, Kodsin lindor dhe Gaza të cilat janë zona të pushtuara nga Izraeli në luftën e vitit 1967.