Ministri i brendshëm i Turqisë hyn në Idlib të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97694-ministri_i_brendshëm_i_turqisë_hyn_në_idlib_të_sirisë
Ministri i brendshëm i Turqisë me qëllim të vizitës të bazës së forcave ushtarake të Turqisë, ka hyrë në territorin e Sirisë në verilindje të këtij vendi duke shkelur zyrtarisht sovranitetin e Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 08, 2020 08:36 Europe/Tirane
  • Ministri i brendshëm i Turqisë hyn në Idlib të Sirisë

Ministri i brendshëm i Turqisë me qëllim të vizitës të bazës së forcave ushtarake të Turqisë, ka hyrë në territorin e Sirisë në verilindje të këtij vendi duke shkelur zyrtarisht sovranitetin e Sirisë.

Agjencia e lajmeve ISNA duke cituar mediat e Turqisë, ka shkruar se Süleyman Soylu, ministri i brendshëm i Turqisë, me anë të një veprimi provokues dhe pa informimin e qeverisë së Sirisë, për herë të dytë ka hyrë në qytetin e Idlibit në veri të Sirisë.

Mediat e Turqisë kanë raportuar se Süleyman Soylu ka vizituar bazën e komandës së forcave ushtarake të Turqisë dhe vendin e strehimit të refugjatëve sirianë në Idlib.

Ministri i brendshëm i Turqisë pa lejen e qeverisë së Sirisë së bashku me dy asistentë të tij, nëpërmjet korridorit kufitar “Ra’ij” ka hyrë në territorin e Sirisë.

Agresioni i ushtrisë së Turqisë në veri të Sirisë është dënuar nga populli dhe qeveria e Sirisë dhe gjithashtu nga Bashkësia Ndërkombëtare.