Arabia Saudite kundërshton planin për aneksimin e rajonit BPLJ
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97764-arabia_saudite_kundërshton_planin_për_aneksimin_e_rajonit_bplj
Ministria e jashtme e Arabisë Saudite është shprehur kundër planit për aneksimin e rajonit BPLJ nga regjimi sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 11, 2020 05:29 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite kundërshton planin për aneksimin e rajonit BPLJ

Ministria e jashtme e Arabisë Saudite është shprehur kundër planit për aneksimin e rajonit BPLJ nga regjimi sionist.

Fejsal Bin Farhan, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite në takimin e OBI deklaroi se Arabia Saudite e dënon qëllimin e Izraelit për aneksimin e rajonit BPLJ. Princi Fejsal Bin Farhan, ka thënë: Vendimi i Izraelit për aneksimin e territoreve palestineze është shkelje e rezolutave ndërkombëtare. Sipas tij me të tilla veprimi Izraeli synon të ndryshojë demografinë e Palestinës dhe shtoi se aneksimi i rajonit BPLJ do të shkaktojë tensione të rrezikshme që rrezikojnë mundësinë e rinisjes së procesit të paqes. Qeveria e Arabisë Saudite ka pretenduar se është mbështetëse e të drejtave të kombit palestinez dhe dënoi veprimet e njëanshme dhe shkeljen e rezolutave ndërkombëtare nga ana e regjimit sionist. Beniamin Netanjahu sipas marrëveshjes së arritur me Bani Gates për formimin e kabinetit qeveritar të regjimit sionist ka rënë dakord për aneksimin e rajonit BPLJ nga muaji korrik. AAP menjëherë pas vendimit të regjimit sionist për aneksimin e këtij rajoni ka ndërprerë marrëdhëniet me regjimin sionist dhe Amerikën.