Arabia Saudite kundërshton planin për aneksimin e rajonit BPLJ
Ministria e jashtme e Arabisë Saudite është shprehur kundër planit për aneksimin e rajonit BPLJ nga regjimi sionist.
Fejsal Bin Farhan, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite në takimin e OBI deklaroi se Arabia Saudite e dënon qëllimin e Izraelit për aneksimin e rajonit BPLJ. Princi Fejsal Bin Farhan, ka thënë: Vendimi i Izraelit për aneksimin e territoreve palestineze është shkelje e rezolutave ndërkombëtare. Sipas tij me të tilla veprimi Izraeli synon të ndryshojë demografinë e Palestinës dhe shtoi se aneksimi i rajonit BPLJ do të shkaktojë tensione të rrezikshme që rrezikojnë mundësinë e rinisjes së procesit të paqes. Qeveria e Arabisë Saudite ka pretenduar se është mbështetëse e të drejtave të kombit palestinez dhe dënoi veprimet e njëanshme dhe shkeljen e rezolutave ndërkombëtare nga ana e regjimit sionist. Beniamin Netanjahu sipas marrëveshjes së arritur me Bani Gates për formimin e kabinetit qeveritar të regjimit sionist ka rënë dakord për aneksimin e rajonit BPLJ nga muaji korrik. AAP menjëherë pas vendimit të regjimit sionist për aneksimin e këtij rajoni ka ndërprerë marrëdhëniet me regjimin sionist dhe Amerikën.