Protesta në Bejrut të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97820-protesta_në_bejrut_të_libanit
Me mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e qyteteve libaneze për të protestuar për krizën e rëndë financiare që ka kapluar vendin. Izolimi për shkak të koronavirusit ka përshpejtuar krizën financiare të vendit, ndërsa paundi libanez është në rënie të lirë. Qytetarët kanë vërshuar në rrugë duke djegur goma e duke qëlluar me bomba artizanale ndaj bankave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 13, 2020 04:32 Europe/Tirane
  • Protesta në Bejrut të Libanit

Me mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e qyteteve libaneze për të protestuar për krizën e rëndë financiare që ka kapluar vendin. Izolimi për shkak të koronavirusit ka përshpejtuar krizën financiare të vendit, ndërsa paundi libanez është në rënie të lirë. Qytetarët kanë vërshuar në rrugë duke djegur goma e duke qëlluar me bomba artizanale ndaj bankave.

Libani po përballet me rënie prej 70 për qind të vlerës së valutës paund që ka. Renia e vlerës së paundit libanez është regjistruar që prej tetorit të vitit të kaluar. Me mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beirutit e Tripolit, e qyteteve të tjera për të protestuar kundër elitës politike të vendit, ndërsa digjnin goma dhe bllokonin rrugët. Protestues të tjerë godisnin bankat me bomba artizanale. Protestat rreth kushteve të rënduara të jetesës kanë nisur nga muaji tetor i 2019-ës, ndërsa tani janë rikthyer pas lehtësimit të masave që u ndërmorrën për luftimin e pandemisë së Coronavirusit. Analistët e ekonomisë gjykojnë se izolimi për shkak të pandemisë e shtoi numrin e të papunëve, ndërsa me mijëra biznese u mbyllën. Koronavirusi, sipas ekspertëve, e përshpejtoi krizën e thellë ekonomike të vendit me 5.5 milion banorë. Qytetarët u janë drejtuar bankave për të tërhequr valutën e tyre në dollarë, por një gjë e tillë u ndalua. Kjo solli edhe irritimin e qytetarëve ndërsa kanë sulmuar edhe bankën qendrore të vendit. Shumë libanezë, që varen nga kursimet e tyre ndër vite, tani janë duke u përballur me varfëri. Ndërkohë, këtë të premte kryeministri Hasan Diab ka thërritur në një mbledhje urgjente kabinetin për të adresuar problematikën e krizës financiare.