Al-Nusra fillon zbatimin e ligjit Cezar në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97840-al_nusra_fillon_zbatimin_e_ligjit_cezar_në_siri
Në një veprim që vëzhguesit politikë e konsiderojnë si pjesëmarrje të Turqisë në zbatimin e ligjit "Cezar", Fronti Al-Nusra ka filluar tregtimin me lira turke në territoret e okupuara të provincës së Idlibit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 13, 2020 22:04 Europe/Tirane
  • Al-Nusra fillon zbatimin e ligjit Cezar në Siri

Në një veprim që vëzhguesit politikë e konsiderojnë si pjesëmarrje të Turqisë në zbatimin e ligjit "Cezar", Fronti Al-Nusra ka filluar tregtimin me lira turke në territoret e okupuara të provincës së Idlibit.

Sipas rrjetit informativ Al-Mayadeen, e ashtuquajtura "qeveri e shpëtimit" e lidhur me Hajat Tahrir al-Sham njoftoi fillimin e transaksioneve me lira turke në territoret nën kontrollin e saj në provincën siriane të Idlibit, nën pretekstin e zhvlerësimit të lirës siriane. Vëzhguesit politikë besojnë se ky vendim është një përpjekje e Turqisë për të forcuar ndikimin e saj në Siri duke vendosur lidhje ekonomike midis rajoneve të okupuara nga terroristët dhe Ankarasë dhe duke marrë pjesë në procesin e përshpejtimit të zbatimit të ligjit Cezar, një ligj sanksionues i SHBA kundër Sirisë. Më parë, një burim i afërt me Hajat Tahrir al-Sham njoftoi se grupi terrorist synonte të kryente transaksionet e tij financiare brenda Sirisë me lira turke dhe në fakt të zëvendësonte lirën siriane me lirë turke në tregti.