Përpjekje për nxirjen  e qeverisë së Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97848-përpjekje_për_nxirjen_e_qeverisë_së_libanit
Hasan Diab kryeministër i Libanit lidhur me protestat e fundit në vend ka thënë se që nga koha e formimit të qeverisë së tij disa rryma të caktuara në formë të programuar janë përpjekur për të nxirë dhe njollosur qeverinë e Libanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 14, 2020 02:23 Europe/Tirane
  • Përpjekje për nxirjen  e qeverisë së Libanit

Hasan Diab kryeministër i Libanit lidhur me protestat e fundit në vend ka thënë se që nga koha e formimit të qeverisë së tij disa rryma të caktuara në formë të programuar janë përpjekur për të nxirë dhe njollosur qeverinë e Libanit.

Hasan Diab dhe mbështetësit e qeverisë së tij, protestat e fundit në Liban i kanë quajtur komplote për të nxirë punën e qeverisë. Që nga koha e nisjes së punës të qeverisë së re Libanit të kryesuar nga kryeministri Hasan Diab kanë kaluar 5 muaj. Kabineti qeveritar i kryeministrit Diab u krijua në kohën kur Libani ishte i përfshirë në trazira dhe protesta për shkak të pakënaqësisë ekonomike të popullit, protesta që përfunduar me dorëheqjen e Saad Haririt, ish kryeministër i Irakut. Aktualisht protestat në Liban janë rishfaqur po me pretekstin ekonomik. Me mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e qyteteve libaneze për të protestuar për krizën e rëndë financiare që ka kapluar vendin. Izolimi për shkak të korona virusit ka përshpejtuar krizën financiare të vendit, ndërsa paundi libanez është në rënie të lirë. Qytetarët kanë vërshuar në rrugë duke djegur goma e duke qëlluar me bomba artizanale ndaj bankave. Libani po përballet me rënie prej 70 për qind të vlerës së valutës paund që ka. Renia e vlerës së paundit libanez është regjistruar që prej tetorit të vitit të kaluar. Me mijëra qytetarë dolën në rrugët e Bejrutit e Tripolit, e qyteteve të tjera për të protestuar kundër elitës politike të vendit, ndërsa digjnin goma dhe bllokonin rrugët. Protestues të tjerë godisnin bankat me bomba artizanale. Protestat rreth kushteve të rënduara të jetesës kanë nisur nga muaji tetor i 2019-ës, ndërsa tani janë rikthyer pas lehtësimit të masave që u ndërmorën për luftimin e pandemisë së Koronavirusit. Analistët e ekonomisë gjykojnë se izolimi për shkak të pandemisë e shtoi numrin e të papunëve, ndërsa me mijëra biznese u mbyllën. Koronavirusi, sipas ekspertëve, e përshpejtoi krizën e thellë ekonomike të vendit me 5.5 milion banorë. Qytetarët u janë drejtuar bankave për të tërhequr valutën e tyre në dollarë, por një gjë e tillë u ndalua. Kjo solli edhe irritimin e qytetarëve ndërsa kanë sulmuar edhe bankën qendrore të vendit. Shumë libanezë, që varen nga kursimet e tyre ndër vite, tani janë duke u përballur me varfëri. Ndërkohë, këtë të premte kryeministri Hasan Diab ka thërritur në një mbledhje urgjente kabinetin për të adresuar problematikën e krizës financiare. Kryeministri i Libanit ka kërkuar nga ushtria dhe forcat e sigurisë së këtij vendi që të marrin masa dhe veprime të nevojshme për mbrojtjen e pronave dhe pasurive publike sidomos në Bejrut, kryeqytetin e këtij vendi. Hasan Dijab ditën e shtunë me anë të një bisede telefonike me komandantin e ushtrisë së këtij vendi, ka kërkuar kryerjen e veprimeve të nevojshme nga ana e forcave ushtarake dhe të sigurisë së Libanit për të ndaluar sulmet e dyshimta që po bëhen ndaj pronave dhe pasurive publike dhe private në qendër të qytetit Bejrut. Kryeministri i Libanit duke dënuar sulmet e kryera kundër pronave publike dhe qytetarëve gjatë protestave nëpër rrugët e këtij vendi, ka theksuar zbatimin e masave të nevojshme për mbrojtjen e pasurive dhe pronave të qytetarëve dhe institucionet shtetërore dhe shtypjen e të gjitha veprimeve destruktive. Sipas zyrës së kryeministrit të Libanit, Hasan Dijab gjithashtu me anë të një dekreti ka emëruar Muhamed Khejr, sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Lartë të Emergjencës së Libanit, që të shqyrtojë dhe hetojë në mënyrë frontale të gjitha dëmet e shkaktuar ndaj pronave tregtare, bizneseve, pronave publike dhe private nga huliganët gjatë protestave të zhvilluar për shkak të rritjes së çmimit të dollarit në këtë vend.