Siria: Amerika po përballet me një lloj skizofrenie politike
Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB ka thënë se Amerika me vendosje e sanksioneve, ka si objektiv të sulmojë popullin sirian dhe nga ana tjetër përfaqësuesi i Amerikës paralajmëron mbi përkeqësimin e kushteve të jetës së qytetarëve sirianë duke bërë përgjegjës për këtë qeverinë e Damaskut. Sipas përfaqësuesit të Sirisë në OKB kjo lloj sjelljeje e Amerikës është një lloj skizofrenie politike.
Bashar Xhaafari ka thënë: Sanksionet ekonomike janë një tjetër formë e terrorizmit që gjithmonë ka qenë pjesë e politikës së verbër dhe tradicionale e perëndimorëve me qëllim që të shkatërrojnë sukseset e Sirisë në luftën kundër terrorizmit. Për këtë arsye këto sanksione duhen eliminuar. Veprimi i Amerikës për të ulur vlerën e lirës dhe për të ndaluar dërgimin e ilaçeve, ushqimeve dhe produkteve të rëndësishme në vend në një kohë kur ajo akuzon qeverinë e Damaskut për gjoja neglizhencë në plotësimin e nevojave të popullit, është tregues i mashtrimit të vendeve perëndimore mbi çështjen e të drejtave të njeriut dhe ato humane. Amerika dhe BE duke refuzuar kërkesën e OKB dhe të vendeve mbështetëse të heqjes së sanksioneve kundër popullit sirian dhe duke vendosur sanksione të reja nëpërmjet ligjit Cesar kanë treguar se Uashingtoni dhe evropianët nuk i kushtojnë vëmendje të gjitha arritjeve humane dhe ligjeve ndërkombëtare dhe Uashingtoni mundohet t’i imponojë botës ligjet e tij. Kongresi amerikan në dhjetor 2019 ka miratuar ligjin Cesar i firmosur nga presidenti Trump në dhjetor të atij viti. Ligji në fjalë pritet të zbatohet që nga qershori i këtij viti.