Dronët jemenas shkatërruan 5 avionë sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97947-dronët_jemenas_shkatërruan_5_avionë_sauditë
Sulmi i jashtëzakonshëm i dronëve dhe raketave jemenase në bazën strategjike saudite Khamis Mushait, që zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase, gjenerali Jahja Sarei e komentoi dy ditë më parë, pa zbuluar detajet, ka pasur një bilanc shumë të rëndë për Riadin:
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 18, 2020 18:34 Europe/Tirane
  • Dronët jemenas shkatërruan 5 avionë sauditë

Sulmi i jashtëzakonshëm i dronëve dhe raketave jemenase në bazën strategjike saudite Khamis Mushait, që zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase, gjenerali Jahja Sarei e komentoi dy ditë më parë, pa zbuluar detajet, ka pasur një bilanc shumë të rëndë për Riadin:

pesë dronët luftarakë që kanë sulmuar bazën ushtarake të vendosur në Asir, në jug të Jemenit, kanë arritur të shkatërrojnë aeroplanët luftarakë sauditë. Sajti ushtarak i afërt me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, Avia.pro, raporton se aeroplanët F-15 dhe Tornado janë në listën e avionëve të shkatërruar. Ky burim shton se 5 aeroplanë sauditë - tre F-15 dhe dy Tornado - u shkatërruan gjatë këtij sulmi me dronë dhe raketa nga luftëtarët e rezistencës jemenase. Sulmi u bë si hakmarrje për bombardimet e vazhdueshme të zonave civile në Sadaa dhe Sanaa, ndërsa OKB sapo e hoqi emrin e regjimit të Riadit nga lista e vendeve "fëmijëvrasëse". Dronët dhe raketat e Ansarallah padyshim që nuk u kapën nga Patriotët amerikanë, të cilët tashmë kanë treguar një paaftësi totale për të "mbrojtur" ushtrinë saudite apo objektet e naftës, dhe as nga sistemet anti-raketorë dhe radarët të tipit Giraffe që Franca, një aleat i Riadit, i vendosi së fundmi në Arabinë Saudite kundrejt një shume të madhe parash.